Pas akuzave, Presidenti Meta sqaron se masat ligjore në lidhje me koronavirusin janë të standardit europian

Nga Exit News
Pas akuzave, Presidenti Meta sqaron se masat ligjore në lidhje me koronavirusin janë të standardit europian

Me përgjegjshmëri të plotë dhe me koherencën e përhershme jo vetëm e mbrojta Kushtetutën, por edhe zgjidhëm boshllëkun, që kishte Kodi Penal për ata që donin të përdornin pandeminë kundër shëndetit të qytetarëve.

Kështu u shpreh Presidenti Ilir Meta duke reaguar ndaj akuzave pas dekretimit të ndryshimeve në Kodin Penal.

Në një postim në Facebook, ai pohoi se  ndryshimet në Kodin Penal,  janë të standartit europian.

Presidenti Ilir Meta njoftoi më 22 prill, dekretimin e ndryshimeve të Kodit Penal, që parashikojnë dënime me burg për ata që kryejnë me dashje veprime për përhapjen e koronavirusin.

Meta tha se në ndryshimet e miratuara u reflektuan kritikat e presidencës, Avokatit të Popullit dhe shoqërisë civile për të parashikuar në Kod dënime proporcionale dhe në respektim të të drejtave të njeriut.

Për të mësuar më tepër për ashpërsimin e Kodit Penal lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>