Pas BE-së e SHBA-ve, dhe OSBE kërkon miratimin e reformës para 31 majit

Nga Exit News
Pas BE-së e SHBA-ve, dhe OSBE kërkon miratimin e reformës para 31 majit

Bernd Borchardt, përfaqësuesi i OSBE-së në Tiranë, i kërkoi shumicës dhe opozitës të përfundojnë sa më parë Reformën Zgjedhore, mundësisht brenda 31 majit siç kanë premtuar.

Përmes një deklarate zyrtare, Borchardt u shpreh:

“Unë i nxis të gjitha partitë në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore të vijojnë të ecin në rrugën e gjetjes së kompromiseve konstruktive dhe ta finalizojnë reformën zgjedhore.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe ODIHR-i do të vijojnë të ofrojnë mbështetje për përmbylljen e kësaj reforme të rëndësishme sa më shpejt, idealisht brenda 31 majit, sikurse janë zotuar partitë politike.”

Ai i kujtoi Këshillit Politik disa nga rekomandimet e OSBE/ODIHR-it për Kodin Zgjedhor si depolitizimin e administratës zgjedhore, balancën gjinore në listat zgjedhore, ngritjen e një strukture të posaçme për eliminimin e presionit ndaj administratës dhe të shpërdorimit të burimeve shtetërore, mekanizma më të fortë kundër krimit zgjedhor, kontrollin dhe transparenca e financimit të fushatës, transparencën e medias gjatë zgjedhjeve, si dhe dhënien fund e praktikës së të ashtuquajturave kaseta të gatshme.

Reagimi i OSBE-së vjen pak orë para mbledhjes së radhës së Këshillit Politik.

Më herë, dhe ambasadorja Kim dhe eurokomisioneri Varhelyi nxitën palët të përfundojnë reformën në 31 maj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>