Pas Brexit, ndryshojnë grupet parlamentare në PE

Pas Brexit, ndryshojnë grupet parlamentare në PE

Më 1 shkurt 2020, pas daljes nga Bashkimi Evropian i Mbretërisë së Bashkuar, shpërndarja e vendeve në Parlamentin evropian ka ndryshuar.

Mbretëria e Bashkuar kishte 73 deputetë, 27 prej të cilëve do të ndahen mes vendeve anëtare dhe 46 të tjera do të ruhen për vendet e reja që do t’i bashkohen BE-së.

Rishpërndarja e 27 deputetëve për vendet anëtare do të bëhet në bazë të numrit të popullsisë dhe nivelit të përfaqësimit të një vendi në BE.
Të gjithë deputetët e rinj, do të caktohen sipas rregullave të vetë vendit, duke u bazuar në listën e zgjedhjeve europarlamentare të 2019.

Shpërndarja e numrit të deputetëve pas Brexit:

  • Franca dhe Spanja marrin secila nga 5 deputetë.
  • Italia dhe Hollanda marrin secili nga 3 deputetë. Irlanda merr 2 deputetë.
  • Polonia, Rumania, Suedia, Austria, Danimarka, Sllovakia, Finlanda, Kroacia, Estonia, marrin secili nga 1 deputet.

Edhe përfaqësia e grupeve parlamentare do të ndryshojë. Grupi parlamentare i Partia Popullore Evropiane e qendrës së djathtë (PPE) fiton 5 deputetë më shumë dhe partia “Identitet dhe Demokraci” do të marrë 3 deputetë më shumë.

Partia Popullore Evropiane e qendrës së djathtë (PPE) do të ketë pra në total 187 deputetë.

Socialistët dhe Demokratët e qendrës së majtë (S&D) do të humbin 6 deputetë, nga 154 deputetë në 148 deputetë.

Ndërsa humbjen më të madhe e pëson partia Renew Europe. Ajo do të humbasë 11 deputetë, dhe shkon nga 108 deputete në 97 deputetë.

Partia e gjelbër do të humbasë 7 vende, nga 74 deputet tani do të ketë 67 deputetë.

Partia evropiane Konservatoriste dhe Refromiste do të humbë 4 deputetë, nga 66 deputetë në 62 deputetë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>