Pas Fondit Monetar Ndërkombëtar, dhe Banka Botërore ka hedhur dyshime për projektin e Qeverisë Rama “1 miliardë dollarë” investime me PPP në infrastrukturë.
Sipas revistës Monitor, gjatë prezantimit të raportit ekonimik të BB-së për Ballkanin Perëndimor, ekspertët e BB-së për Shqipërinë kanë rekomanduar që projektit “1 miliardë dollarë” t’i bëhet një analizë e qartë dhe transparente për të parë përfitimet e vendit dhe qytetarëve.
“Ne rekomandojmë që këto kontrata të trajtohen në përputhje me standardet ndërkombëtare. Ministria e financave duhet të forcojë kontrollin mbi PPP-të edhe për shkak të detyrimeve që rrjedhin nga ligji organik i buxhetit”, u shpreh Hilda Shijaku, eksperte e BB-së për Shqipërinë, duke rekomanduar që PPP-të duhen përdorur për projekte me fisibilitet të larë si për shembull hekurudhat.
Ekspertët e BB-së theksua se për Shqipërinë është më i rëndësishëm dhe i nevojshëm përmirësimi i ambient të ekonomisë dhe klimës së të bërit biznes.
Duke vazhduar me të njëjtat rekomandime si FMN, dhe Banka Boterore sygjeron se paketa fiskale duhet të jetë e thjeshtë, e qartë dhe sa më pak e ndryshueshme në kohë.
Qeveria Rama në paketën fiskale 2018, që do të votohet në Kuvend, parashikon një sërë ndryshimesh, ndër të tjera, përfshirjen në pagesën e TVSH-së të fashës së bizneseve e vogla me xhiro vjetore nga 20 deri në 50 milionë lekë të vjetra në vit, deri më tani e përjashtuar nga kjo pagesë.