Pas Kosovës Lajçak viziton Serbinë

Nga Exit News
Pas Kosovës Lajçak viziton Serbinë

I dërguari i Posaçëm BE për dialogun Kosovë Serbi vizitoi të mërkurën Serbinë, pas vizitës që bëri në Kosovë.

Nga Beogradi ai  tha se “vendet anëtare të Bashkimit Evropian presin që bisedimet të vazhdojnë në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim”.

BE-ja kërkon nga të dyja palët të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në dhjetë vitet e fundit, shtoi ai.

“Nuk kemi interes që të ruajmë ‘status quon’, por duam ta përmbyllim procesin aq shpejtë sa janë të gatshme të dyja palët”, tha ai.

Ai tha se vizita e tij në rajon është në bashkëpunim me SHBA-në. Ai shpjegoi se për shkaqe teknike nuk u bë e mundur që në vizitë të ishte dhe Mathew Palmer.

Të mërkurën ai zhvilloi një takim me presidentin serb Aleksandër Vucic, i cili pas takimit u shpreh se “nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës” të shpallur 13 vjet më parë më mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian.

“Serbia do të jetë nën trysni për njohjen e Kosovës” tha Vucic duke përmendur edhe letrën e presidentit amerikan Joe Biden. Përmes kësaj letre Biden tha se Serbia duhet të punojë për “arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën që do të përqendrohej me njohjen e ndërsjellë”.

Nga Kosova Lajcak deklaroi se pret që marrëveshja mes dy vendeve të arrihet gjatë qeverisë së Kurtit dhe Osmanit.

Lajçak takoi dhe fituesin e zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti i cili  pohoi se “nuk është në presion të kohës” dhe nuk dha një datë se kur mund të rifillojë dialogu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>