Pas një viti, Rama u kthehet komenteve në  Facebook

Nga Exit News
Pas një viti, Rama u kthehet komenteve në  Facebook

Kryeministri Edi Rama, pas pothuajse një viti, i është kthyer komenteve në Facebook.

Në një kohë që vendi është prekur nga përmbytjet në shumë qytete, të dielën, kryeministri ka gjetur kohë të replikojë me qytetarët në Facebook.

Si pasojë e përmbytjeve në profilin e kryeministrit ka pasur reagime nga qytetarët që adresojnë problemet e shkaktuara nga përmbytjet.
Ata shkruajnë  se Shqipëria “ndodhet nën ujë” ndërkohë që qeveria merret me propagandë .
Përgjigjet e Ramës ishin në të gjitha rastet me nota ofenduese e përçmuese ndaj qytetarëve, pa i kthyer përgjigje për shqetësimet e tyre.

Madje ata që e kritikonin Rama i quajti si mbështetës të opozitës.

Kryeministri iu përgjigj komenteve në  Facebook dhe gjatë paradites të së dielës pas reagimeve të shumta për darkën e zyrtarëve në Dubai, e cila erdhi në një moment kritik për vendin – dhjetra zona të përmbytura, në mes të një pandemie.

cbfb e c a eaadcaaea

caaa a bff ae bbfafc

dba aa e aef dd

fafd b fb b

fe aa c acf a
fe aa c acf a

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>