Pas përplasjeve Kuvend-President, PS propozon ndryshimin e ligjit për drejtimin e KLSH-së

Nga Exit News
Pas përplasjeve Kuvend-President, PS propozon ndryshimin e ligjit për drejtimin e KLSH-së

Shumica socialiste propozoi së fundmi se në rast mbarimit të mandatit të Kryetarit të Kontrollit të lartë të Shtetit, ky i fundit të mos qëndrojë më në detyrë, por vendin e tij ta marrë zëvendëskryetari i emëruar nga Kuvendi.

Në një projektligj, i cili ndryshon ligjin për Kontrollin e Lartë të Shtetit, përcaktohet se në rast mbarimi të mandatit të kryetarit, vendin e tij e zë zëvendëskryetari.

Aktualisht ligji nuk parashikon pozicionin e zëvendëskryetarit të KLSH-së, por në rast mbarimi të mandatit të kryetarit, ai qëndron në detyrë deri sa të zëvendësohet.

Zëvendëskryetari do të zgjidhet nga Kuvendi me propozim të Kryetarit të KLSH-së, për një mandat 3 vjeçar. Në rast të mbarimit të mandatit ose shkarkimit të kryetarit të KLSH-së, zëvendësi do të ushtrojë të gjitha kompetencat.

Projektligji parashikon gjithashtu se nëse vendi i zëvendëskryetarit dhe kryetarit është bosh si dhe në rastin kur kryetari nuk propozon një zëvendës brenda afatit, do jetë Komsioni i Ekonomisë ai që do të propozojë kandidatin për zëvendës kryetar.

Propozimi për këtë ndryshim në ligj vjen pas përplasjes Kuvend-President për kreun e KLSH-së. Që prej shtatori të 2018, KLSH është pa kryetar, pasi Bujar Leskajt i ka mbaruar mandati.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>