Pas reagimit te BE-së, Kuvendi fton gazetarët në bisedime

Nga Exit News
Pas reagimit te BE-së, Kuvendi fton gazetarët në bisedime

Kuvendi ka ftuar, të premten, 11 qershor, në orën 11:00 gazetarët për të biseduar mbi vendimin për ndalimin e tyre nga salla e Kuvendit. Takimi do të kryhet me Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit, Genci Gjonçaj.

Kryesia e Kuvendit vendosi që punonjësit e medias të mos jenë më të pranishëm në mbledhjet e komisioneve parlamentare por t’i ndjekin ato nga një dhomë e veçantë përmes një sistemi audio-video.

Kuvendi reagoi më herët, pas protestës së gazetarëve për vendimin e Kryesisë për të lënë median jashtë mbledhjeve të komisioneve. Kundër këtij reagimi u shprehën edhe diplomatët e huaj:

Ambasadorja e Francës në Tiranë, Elizabeth Barsacq mbështeti qëndrimin e zyrës së Bashkimit Europian në Shqipëri kundër vendimit të Kuvendit për lënien e punonjësve të medias jashtë mbledhjeve të komisioneve parlamentare. Ajo citoi një shprehje të shkrimtarit dhe filozofit të mirënjohur francez, Voltaire, lidhur me lirinë e shtypit:

“Le të mbështesim lirinë e shtypit, është baza e të gjitha lirive të tjera, me anë të kësaj ne ndriçojmë reciprokisht veten”.

Zyra e BE-së në vend, përgënjeshtruan  deklaratën e Kuvendit se lënia jashtë seancave e gazetarëve ishte rekomanduar e mundësuar nga Bashkimi Evropian. Në një reagim në Twitter, shkruhet se rregullat e reja nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE-së.

Ambasadori i BE, Luigi Soreca Soreca shprehu keqardhjen për mungesën e konsultimeve me komunitetin mediatik.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>