Pas Shqipërisë, Suedia merr presidencën e OSBE-së

Nga Exit News
Pas Shqipërisë, Suedia merr presidencën e OSBE-së

Suedia ka marrë në një janar kryesimin e OSBE-së, në përfundim të mandatit të Shqipërisë.

Ministrja e jashtme e Suedisë, Ann Linde falenderoi kryeministrin Rama për një vit punë gjatë një kohe të vështirë:

“Faleminderit Edi Rama dhe misionit shqiptar në Vjenë për një kryesim me të vërtetë frymëzues të OSBE-së. Pavarësisht rrethanave sfiduese, ju arritët të gjenit modalitetet e takimit, të merrnit vendime të rëndësishme dhe të tregonit një lidership të ri ekzekutiv.”

Gjatë në ceremonie në 4 dhjetor, Rama renditi arritjet e tij si kreu i OSBE-së, në përfundim të presidencës së OSBE-së.

Gjatë mbledhjes së Këshillit të 27-të Ministerial të OSBE-së, Rama përmendi problematikat me të cilat është hasur gjatë presidencës së tij, duke nisur nga konfliktet në Ukrainë e Bjellorusi dhe deri tek pandemia. Kryeministri përmendi si sfidë edhe problemet e brendshme të organizatës.

Pavarësisht gjithë krizave, Rama tha se Shqipëria tregoi ambicie në krye të OSBE-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>