
Një 64-vjeçare, e infektuar me Covid-19, vdiq më 23 maj në Tiranë duke e çuar në 32 totalin e viktimave me koronavirus në Shqipëri.
Në një komunikim për shtyp Ministria e Shëndetësisë sqaroi se e moshuara ishte e shtruar prej tre javësh në spitalin e infektivit dhe vuante nga limfoma e trurit.
Në vend nuk kishte asnjë të vdekur nga Covid-19 prej rreth 3 javësh.