Pasardhësit e Isa Boletini i dhuruan kryetarit të PD-së Basha flamurin 108- vjeçar të kryengritjes para Shpalljes së Pavarësisë, gjatë vizitës në kullën e Boletinëve në Kosovë, të martën.
Basha premtoi se kur të bëhet Kryeministër do punojë për Kosovën dhe Shqipërinë. Ai tha se këtë flamur do ta vërë në zyrën e tij nesër, “si Kryeministër i Shqipërisë”
“Ky flamur do të jetë pjesë e pandarë e zyrës time të punës, […], dhe unë do të bëj gjithçka, dhe nuk do të kursej asgjë, për t’i shërbyer Kosovës e Shqipërisë, për të ndërtuar të ardhmen tonë e të femijëve tanë, siç e deshën, e për të cilën u flijuan bijtë dhe bijat e kombit tonë”, shkruan Basha në një postim në Facebook.
Basha po zhvillon një vizitë dy ditore në Kosovë. Të hënën u takua me drejtuesit kryesor të Kosovës, presidentin Thaçi, Kryministrin Hoti, dhe drejtuesit e partive politike. Ndërsa, të martën, ai vizitoi Mitrovicën dhe u takua me Shpend Ahmetin, kryebashkiakun e Prishtinës.