Pastori i Kishës Ungjillore: Familja Josifi, prej 6 vitesh, nuk ka pasur kontakt me ne

Nga Exit News
Pastori i Kishës Ungjillore: Familja Josifi, prej 6 vitesh, nuk ka pasur kontakt me ne

Pastori i Kishës Ungjillore, Fitor Muça ka deklaruar se familja Josifi, prej 6 vitesh nuk kanë pasur kontakt me Kishën Ungjillore.

Duke folur në ABC News, pastori tha se në Bibël nuk ka asnjë rresht ku të thuhet se për të fituar ringjalljen duhet të vetëflijohesh.

Sipas tij, vdekja e kryefamiljarit ka lënë shenjë tek nëna dhe dy vajzat dhe se ato kanë lëvizur në shumë kisha gjatë 6 viteve:

´Nga informacionet e marra se ato kanë 6 vite që nuk kanë pasur kontakt me Kishën Ungjillore, mësova se ato kishin vizituar shumë kisha për të gjetur vendin dhe duket se gjatë kësaj kohe kanë pasur përplasje doktrinash dhe unë mendoj se kanë kërcyer për të zgjidhur problemet e tyre.
Pasi kanë ikur nga ne ato janë kthyer në shtypin e tyre dhe siç thuhet janë vizituar nga persona me kostum.´

Pastori theksoi se nëse do të ishin besimtare të Kishës Ungjillore ato do të ishin gjallë sot, ndërsa refuzimi që ato i kanë bërë ndihmës së ofruar tregon se diçka fshihet pas kësaj.
Në fund ai i bëri thirrje prokurorisë që të hetojë ngjarjen pasi ka të dhëna që tregojnë se ato janë vizituar nga persona të panjohur javët e fundit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>