Pasuria e Alfred Pezës, çështja dërgohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda

Pasuria e Alfred Pezës, çështja dërgohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda

Çështja e pasurisë së ish-deputetit Alfred Peza do të shqyrtohet tani nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Deri më 9 shtator, kur zoti Peza mbante postin e deputetit, çështja e tij po shqyrtohej nga Gjykata e Lartë, por tashmë kjo gjykatë ka shpallur mos kompetencën, pasi Peza nuk është mësubjekt i posaçëm, dhe e ka dërguar dosjen në shkallën e Parë të Krimeve të Rënda.

Alfred Peza akuzohet për “fshehje të ardhurash”, “pastrim parash” dhe “mosdeklarim pasurie”.

Hetimet ndaj deputetit socialist nisën pasi në janar, në media u bë publike blerja e aksioneve në bankën e nivelit të dytë nga bashkëshortja e Zotit Peza me vlerë 113 milionë lekë.

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) nisi menjëherë kontrollin dhe hetimin administrativ për pasurinë e deputetit socialist Alfred Peza.

Sipas Zotit Peza, paratë ishin kursyer ndër vite nga ai dhe bashkëshortja e tij dhe se pasuria nuk kishte lidhje me pozicionin e tij si deputet në parlament.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>