Patentat shqiptare, të vlefshme dhe në Itali

Nga Exit News
Patentat shqiptare, të vlefshme dhe në Itali

Patentat shqiptare do të jenë të vlefshme në Itali. Marrëveshja zyrtare do të firmoset të enjten nga Ministrja e jashtme Olta Xhaçka  dhe homologu i saj Italian Luigi di Maio.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ku shkruan:

“Nesër ministrja Olta Xhaçka zyrtarizon në Romë marrëveshjen për lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali”.

Ai falenderoi Di Maion për punën dhe mbështetjen, duke theksuar se dy qeveritë po punojnë për njohjen e pensioneve të shqiptarëve në Itali.

Tani me marrëveshjen për pensionet e shqiptarëve në Itali, qytetarë shembullorë që nderojnë miqësinë vëllazërore mes Italisë dhe Shqipërisë, duke punuar fort dhe kontribuar për ekonominë italiane për shumë vite”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>