Patozi garon me Topallin: Me Bashën na ndan vizioni për politikën

Nga Exit News
Patozi garon me Topallin: Me Bashën na ndan vizioni për politikën

Kryetari i Bindjen Demokratike Astrit Patozi e ka eliminuar mundësinë për të kandiduar në një koalicion e listë të përbashkët me Lulzim Bashën, duke u shprehur se ata i ndan vizioni dhe qëllimi.

Ai tha për Report Tv, të premten, se do të kandidojë me partinë e Jozefina Topallit.

Me Topallin, është nevoja dhe kauza e përbashkët që ne kemi për të dalë në një listë dhe besoj do e arrijmë qëllimin. Ne e duam Shqipërinë më demokratike, më të drejtë dhe më të pakorruptuar”.

Koalicion e opozitës ai e cilësoi si “pazar për hapësirë të sigurt në listë”.

Sipas Patozit kjo është ‘një shëmti, në rrafshin estetik, jo më në rrafshin moral e politik, sepse tregon që për ata nuk ka ndryshuar asgjë’.

Të enjten Basha deklaroi se vendimi strategjik i opozitës është një koalicion dhe një qëllim.

Ai tha se koalicioni përfshin dhe zëra kritik por motivi që mban bashkë është largimi i Edi Ramën dhe interesi i qytetarëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>