Patozi përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese, parashikon se nuk do të aplikohet për zgjedhjet e 25 prillit

Patozi përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese, parashikon se nuk do të aplikohet për zgjedhjet e 25 prillit

Ish-kreu i partisë Bindja Demokratike përshëndeti vendimin e Gjyaktës Kushtetuese për të shfuqizuar pikës 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor, e cila lidhet me shpërndarjen e mandateve në zgjedhje në bazë të herësit të përftuar.

“E përshëndesim vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e herësit të Damianit, i cili e mbyllte me dry kinez listën e deputetëve, që e kishte hapur më parë Kushtetuta,” shkruan Patozi në rrjetin facebook.

Ndonëse vendimi i arsyetuar i Gjykatës do të zbardhet në një moment të dytë, Patozi parashikon se  pranimi i pjesshëm i kërkesës nënkupton se rrëzimi i herësit do të aplikohet për zgjedhjet e ardhshme.

“E kemi ditur që në fillim se nuk prisnim që kjo e drejtë do të aplikohej për zgjedhjet e 25 prillit, i cili do të kishte qenë shërbimi i duhur dhe në kohë për demokracinë dhe shtetin tonë të së drejtës,” shprehet ai.

Patozi shtoi me ironi se pret që vendimin ta përshendes edhe Partia demokratike, pasi “ajo para zgjedhjeve është shprehur për lista 100 përqind të hapura”.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>