PD: 80% e anëtarëve të bandës së dosjes 184 janë lënë jashtë

Nga Exit News
PD: 80% e anëtarëve të bandës së dosjes 184 janë lënë jashtë

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike Xhemal Gjunkshi e cilësoi hetimin e dosjes 184 si politike. Sipas tij 80% e anëtarëve të bandës janë lënë jashtë. Në një intervistë për Ora News, ai tha se Edi Rama për të fituar zgjedhjet në vitin 2017 bashkëpunoi ngushtë me krimin dhe me bandat kriminale

“Kemi rreth 20 veta të cilët janë marrë nën hetim për të gjykuar për shkelje të ligjit, për vjedhje  të votave, parave të pushteti, me anë të parave të drogës. Nga këta 20 vetëm 4 vetë dalin të fajshëm për tu gjykuar. Pra rreth 80% e anëtarëve të bandës së dosjes 184, të këtij grupi të strukturuar politikë, janë lënë jashtë”, tha ai.

Kalimin e dosjes nga SPAK tek Prokuroria e Dibrës, ish deputeti e cilësoi si ‘ping-pong’. Sipas tij prokurorët e Dibrës e dinë se ata kanë kryer një krim.

 “Çështja ishte për ta gjykuar SPAK, nga Tirana, në Dibër, nga Dibra në Tiranë, anasjellas dhe si përfundim me urdhër të prerë të Donika Prelës, Arta Markut dosja u vendos që të shqyrtohet në Prokurorinë e Dibrës. Ky është një vendim i pastër politik i Prokurorisë së Dibrës”, deklaroi Gjunkshi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>