Partia Demokratike akuzoi kandidatin për deputet të PS, Fatmir Xhafaj se po shantazhon qytetarët e njësisë numër 10 në Tiranë.
Përmes një deklarate për mediat, Oriela Nebiaj pohoi se Xhafaj po dezinformon qytetarët e kësaj zone se vota e tyre do të identifikohet përmes votimit elektronik. Në njësinë 10 do të zbatohet projekti pilot për votimin elektronik.
Ajo shtoi se vota në këtë njësi do të jetë e fshehtë dhe askush nuk mund të zbulojë votën tyre.
“Fletën e votimit pasi të keni bërë përzgjedhjen tuaj mund ta verifikoni në fletën që do të printohet dhe numërohet më pas, për t’ju dhënë sigurinë maksimale dhe për të pasur një sistem të rregullt. Sidomos në këto zgjedhje ku ndryshimi është i nevojshëm dhe absolutisht Shqipëria do të ndryshojë”, sqaroi ajo.
Nebiaj tha se PD ofron një alternativë dinjitoze për qytetarët e Tiranës, ndërsa PS vëllain e një trafikanti droge.