PD akuza ndaj zëvendës drejtorit të Policisë: Ka qënë anëtar i Sigurimit të Shtetit

Nga Exit News
PD akuza ndaj zëvendës drejtorit të Policisë: Ka qënë anëtar i Sigurimit të Shtetit

Partia Demokratike deklaroi se zëvendës drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj ka qënë anëtar i Sigurimit të Shtetit.

Në një deklaratë për shtyp, ish deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj pohoi se Albert Dervishaj, ka bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit për 10 vite.

Ai pohoi se  rasti i Dervishajt, është i dyti brenda pak ditësh që zbulohet si ish-sigurims.

“Zëvendës drejtori sapo emëruar nga Edi Rama në krye të Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj rezulton të jetë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit në periudhën e diktaturës.

Numri dy i Policisë ka bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit për 10 vite. Rasti i Dervishajt, është i dyti brenda pak ditësh që zbulohet si ish-sigurims dhe që militon në kupolën drejtuese të policisë së shtetit.”

Alibeaj tha se “është tronditës fakti se si njerëz të cilët kanë shërbyer Sigurimit të  Shtetit katapultohen nga Edi Rama dhe Sandër Lleshaj në krye të Policisë së Shtetit, duke sfiduar hapur ligjin.”

Ai kërkoi shkarkimin e Dervishaj, duke theksuar se “me Partinë Demokratike, Policia e Shtetit do të kthehet në binarët e ligjshmërisë dhe të jetë në shërbim të sigurisë së jetës së qytetarëve shqiptarë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>