PD akuza opozitës parlamentare: Jeni patericat e Ramës

Nga Exit News
PD akuza opozitës parlamentare: Jeni patericat e Ramës

Partia Demokratike ka akuzuar opozitën parlamentare se po i shërben Edi Ramës, duke kërkuar ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Përmes një shkrimi të nënkryetarit Edi Paloka, PD shkruan se:

“Edi Rama po përdor patericat e Ballaopozitës në Kuvend me qëllim që të ndalojë me ligj koalicionet parazgjedhore. Ky ka qenë projekti i tij që në nisje të debatit për sistemin zgjedhor.”

Paloka akuzon opozitën në parlament se po mundohet të mbajë në pushtet Ramën, përmes kërkesave të saj.

Sot opozita parlamentare dorëzoi në kuvend  projektligjin për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Ata kërkojnë ndryshimin nga sistemi proporcional me konkurrim rajonal me lista të mbyllura në sistem proporcional me konkurrim rajonal me lista të hapura.

Tjetër kërkesë e tyre është mos lejimi i koalicioneve parazgjedhore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>