PD akuza qeverisë për Unazën e Re: Heton qytetarët, jo hajdutët

Nga Exit News
PD akuza qeverisë për Unazën e Re: Heton qytetarët, jo hajdutët

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu e ka quajtur ‘politik’ gjyqin kundër banorëve të Unazës së Re, të cilët kanë protestuar për të mbrojtur pronat e tyre.

Në një deklaratë për shtyp, Balliu deklaroi, të premten, se prokuroria ka nisur qindra hetime për qytetarët e Unazës së Re, të cilët si të mos i mjaftojë humbja e pronës, duhet të paraqiten dhe në seanca gjyqësore për protestat.

Balliu theksoi se në vend që të hetojë aferën korruptive me tenderin e Unazës së Madhe dhe kompaninë DH Albania, prokuroria heton qytetarët që protestuan për të mbrojtur shtëpitë e tyre.

Balliu kërkoi nga organet e drejtësisë që minimalisht të bashkojnë të gjithë çështjet e banorëve në një, në mënyrë që qytetarët të mos detyrohen të shkojnë çdo ditë në gjykata dhe shteti shqiptar të mos shpërndorojë paratë publike me qindra çështje të ndara:

“Ne kërkojmë që çështjet e Unazës për protestën e Unazës të bashkohen të gjitha së bashku dhe të bëhet një gjyq i mirëfilltë. Nuk ka pse çdo ditë një banor i Unazës është këtu.

Si ka mundësi që ky shtet shpërdoron paratë publike në këtë mënyrë, se këto prokurorë, gjykata e gjyqtarë, këto të gjithë mbahen me paratë e taksapaguesve dhe taksat e qytetarëve shqiptarë po përdoren për të bërë presion në interes politik të Edi Ramës ndaj këtyre qytetarëve.”

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme