PD akuza qeverisë se po mbledh kartat e identitetit të mjekëve në Peshkopi

Nga Exit News
PD akuza qeverisë se po mbledh kartat e identitetit të mjekëve në Peshkopi

Partia Demokratike akuzoi qeverinë se po mbledh kartat e identitetit të mjekëve në Peshkopi përpara fushatës.

Në një deklaratë për mediat, Enkelejd Alibeaj u shpreh se me urdhër të drejtorit të spitalit të Peshkopisë Artan Bitri, stafit spitalor i janë mbledhur kartat e identitetit.

Emisioni investigativ “STOP” ka sjellë fakte të pakundërshtueshme se krimi elektoral është kryer në spitalin e Peshkopisë. Me urdhër të drejtorit Artan Bitri, stafit spitalor i janë mbledhur kartat e identitetit. Arsyen tani e ka marrë vesh i madh dhe i vogël: duan të pengojnë njerëzit të votojnë në zgjedhje ose të devijojnë votën e tyre.

Skema e mbledhjes së kartave të identitetit, duke kërcënuar nënat, gratë, kryefamiljarët me bukën e fëmijëve është kriminale. Ajo ka për të dështuar. Njësoj siç dështoi në mënyrë spektakolare skema për ndryshimin e qendrave të votimit të mijëra e mijëra votuesve në të gjithë vendin, pas denoncimit në emisionin tjetër investigativ “Boom”. “

Alibeaj deklaroi se në këtë skemë është përfshirë dhe vëllai i kryetarit të komisionit të ligjeve, Ulsi Manjës, duke theksuar se PD do të kallëzojë të dy personat në Prokurori.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>