PD akuza qeverisë: Shkollat në Rrogozhinë nuk janë gati për vitin shkollor

Nga Exit News
PD akuza qeverisë: Shkollat në Rrogozhinë nuk janë gati për vitin shkollor

Partia Demokratike akuzoi qeverinë se nuk ka asnjë plan për vitin e ri shkollor. Në një deklaratë për shtyp, ish deputeti Luçiano Boçi pohoi se në fshatin Kryevidh shkolla 9 vjeçare nuk është rindërtuar dhe nuk është gati për vitin shkollor.

Boçi pohoi se të gjitha shkollat në Rrogozhinë nuk janë ndëruar dhe nuk janë gati për të pritur nxënës këtë vit.

“Rama premtoi se shkollat e dëmtuara nga tërmeti do të jenë gati në shtator, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Nuk ka ndodhur këtu në Kryevidh, bashkia Rrogozhinë, sikur se nuk ka ndodhur në Durrës, në Thumanë dhe kudo ku ka pasur shkolla të dëmtuara. Rrogozhina është futur në zonat e prekura nga tërmeti dhe në programin e rindërtimit, por shkollat e kësaj bashkie janë të pa ndërtuara dhe nuk janë gati.”

Ai pohoi se nxënësit bëjnë 10 kilometër në ditë dhe qeveria nuk ka asnjë plan masash për të garantuar shëndetin e fëmijëve gjatë pandemisë së Covid-19.

“Nxënësit e kësaj shkolle bëjnë 10 kilometra për të mbërritur në shkollën tjetër që në gjendje të keqe sa ç’ka qenë shkolla e Kryevidhit në vendin e të cilës sot janë vetëm rrënojat. Edhe sivjet në kushtet e pandemisë COVID-19 nuk ka një plan masash për transportin e fëmijëve, për transportin e mësuesve dhe për ti ardhur në ndihmë me paketa financiare këtyre fëmijëve me familje në gjendje jo të mirë ekonomike për të përballuar rregullat e protokollit të sigurisë nga koronavirusi.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>