PD akuza Ramës: Ka marrë në mbrojtje kriminelët

PD akuza Ramës: Ka marrë në mbrojtje kriminelët

Partia Demokratike akuzoi sot kryeministrin Rama se ka marrë në mbrojtje persona me të shkuar kriminale duke i bërë ata deputetë të PS-së e kryebashkiakë.

Përmes nënkryetarit të PD-së, Edmond Spaho, PD e quan nismën e Ramës antiKÇK hipokrite pasi nuk prek kriminelët që Rama ka marrë nën mbrojtje. Për PD-në vetëm largimi i kryeminsitri Rama është garanci për të luftuar reliasht krimin e organizuar:

“Edi Rama i bëri trafikantët e drogës, vrasësit, përdhunuesit, deputetë, kryebashkiakë, drejtorë të rëndësishëm në qeverisjen e vet të kriminalizuar.

Është kaq hipokrit me të ashtuquajturin ligj antiKÇK, saç ishte dje, kur mbronte kriminelët e tij nga ligji i dekriminalizimit dhe kur mohonte se më Shqipëri nuk mbillej kanabis.

Edi Rama është i pabesueshëm dhe i dështuar në luftën kundër krimit dhe pasurive të tij. Është ai që u ka dhënë trafikantëve të drogës leje ndërtimi, që vazhdon t’u japë bosëve të krimit dhe familjarëve të tyre tendera publikë dhe koncesione, duke u dhënë mundësi të pastrojnë paratë e pista.

Vetëm largimi i Edi Ramës është garanci për një luftë të vërtetë kundër krimit të organizuar!”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>