PD akuza SPAK si i njëanshëm për dosjen 184

Nga Exit News
PD akuza SPAK si i njëanshëm për dosjen 184

Partia Demokratike reagoi sot përmes Enkelejd Alibeaj në lidhje me vendimin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), për të mos pranuar çështjen e blerjes së votave në Dibër.

Zoti Alibeaj u shpreh drejtuesi i SPAK Arben Kraja është një tjetër shërbëtor i kryeministrit Rama, ndërsa e konsideroi vendimin e tij politik.

“Vendimi i tij i paligjshëm dhe politik për të mos hetuar krimin e rëndë të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër i shërben kreut të grupit të strukturuar kriminal, Edi Rama, i cili urdhëroi masakrën elektorale të Dibrës 3 vjet e gjysëm më parë. Partia Demokratike e konsideron Arben Krajën një shërbëtor tjetër të Edi Ramës në drejtësi.“

Alibeaj shtoi se vendimi i Krajës për të mos hetuar krimet elektorale në Dibër, është” kundër interesave tė Shqipërisë” dhe “ka varrosur hetimin e një krimi të dokumentuar zgjedhor, i cili është kusht i Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian.”

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme