
Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj se po mashtrojnë qytetarët për rindërtimin e shkollës Sami Frashëri.
Në një deklaratë për media, ish-deputetja Jorida Tabaku i drejtoi Rama dhe kryebashkiakut Veliaj katër pyetje lidhur me deklaratat e kundërta që kanë bërë për ndërtimin e shkollës:
“Pse shkolla Sami Frashëri u prish në mes të pandemisë në 24 prill pa pasur një projekt?
Pse shkolla Sami Frashëri kushton 4.5 milion euro, ndërkohë që shkollat e tjera të ngjashme, të cilat ndërtohen me fondet e BE-së kushtojnë 700 mijë euro?
Pse gënjeu Ahmetaj dhe Veliaj kur thanë që kjo shkollë do të ndërtohet me fondet e BE-së, ndërkohë që BE-ja konfirmon të kundërtën?
Kush janë firmat që fshihen pas ndërtimit të shkollës Sami Frashëri?”
Tabaku theksoi se rindërtimi i shkollës ‘Sami Frashëri’ është shembulli më i pastër i korrupsionit, babëzisë, paaftësisë dhe arrogancës që Bashkia e Tiranës ofron çdo ditë për qytetarët e saj.