Partia Demokratike akuzoi Bashkinë e Beratit, të drejtuar nga socialistët se përmes vendimeve të marra gjatë muajit të zgjdhjeve ka deformuar votën e qytetarëve, më 25 prill. Në bazë të kësaj deklarate, PD kërkon shpalljen e pavlefshme të votave në qarkun e Beratit.
Vendimet e Bashkisë Berat sipas PD janë:
Shpërndarja e 10 milionë lekëve për tërmetin në prag të zgjedhjeve.
Shtyrja e pagesën së këstit së taksave dhe tarifave vendore deri pas zgjedhjeve.
Shtim i numrit te punonjësve të Bashkisë Berat me 16 persona.
Dhënia e ndihmave nga Rezervat e Shtetit 1 javë përpara zgjedhjeve.
PD u shpreh në KQZ se bashkia i ka bërë presion “nëpunësve civilë per te gjetur secili 30-50 vota per PS-në kembim te vendit te punës”.