Partia Demokratike, përmes nënkryetarit, Edi Paloka ka akuzuar ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj se po mburret me luks në rrjetet sociale në një kohë kur të sëmurët sipas tij dergjen rrugëve.
Në një postim në Facebook, Paloka ka ndarë një foto me ty pamje, ku në njërën është një paciente me COVID-19 brenda një ambulance dhe në tjetrën një postim në Instagram i ish-ministrit Beqaj.
Ky i fundit ka publikuar një pjatë me karkalecë deti, havjar peshku dhe havjar limoni.
“Shikoni sesi mburret hajduti se e ka shtruar me haviar sot. Sot, kur të sëmurët dergjen rrugëve! Luks per Ramen dhe miqte e tij, me paratë e vjedhura nga tenderat dhe check-up në shëndetësi…Varferi, mjerim dhe lotë për njerëzit!”, shkruan Paloka.
Havjari është një nga përbërësit më të shtrenjtë ushqimorë në restorante.