Partia Demokratike akuzoi qeverinë të martën se nuk ka marrë asnjë masë për të parandaluar pëmbytjet në Durrës.
Përfaqësuesit e PD, Edi Paloka dhe Ferdinand Xhaferraj takuan disa banorë në Shijak.
Banorët u shprehën se situata mund të ishte parandaluar ndërsa Paloka akuzoi qeverinë për indeferencë dhe e cilësoi këtë si ‘’kriminale’’.
Sipas tij banorët e prekur me Covid-19 po trajtohen me oksigjen dhe tani shtëpitë u janë përmbytur.
Disa qytete në Shqipëri, si Shkodra, Lezha, Elbasani u përmbytën të martën si pasojë e shirave të ditëve të fundit.
Në disa qytete të tjera moti i keq ka bllokuar disa rrugë dhe ka izoluar fshatra.
Për të lexuar më tepër mbi situatën e përmbytjeve në vend kliko këtu.