PD akuzon qeverinë se përdor rindërtimin për zgjedhje

Nga Exit News
PD akuzon qeverinë se përdor rindërtimin për zgjedhje

Partia Demokratike ka zhvilluar një konferencë për shtyp më ekipin që ka ndjekur procesin e rindërtimit.

PD akuzoi Ramën se po përdor rindërtimin për të vjedhur qytetarët shqiptarë dhe për zgjedhjet e ardhshme.

Dhurata Çupi deklaroi se:

“Edi Rama e harxhoi kohën e tij me llogari politike duke shtyrë qëllimisht për në mars, përpara zgjedhjeve ndërtimin e shkollave të reja dhe hyrjen në shtëpi të mbi 11 mijë familjeve të pastreha.”

Gent Strazimiri tha se qeveria po ndërton banesa të cilat nuk banohen nga qytetarët pasi ata nuk jetëojnë në Shqipëri e ka lënë jashtë qindra qytetarë të tjerë.

Orjola Pampuri deklaroi se qindra gra dhe fëmijë jetojnë në kushte të këqija në mungesë të higjenës.

Çlirim Gjata pohoi se 76 milionë euro janë tenderuar për shtëpi individuale, por fare pak janë të përfunduara duke theksuar se janë zvarritur qëllimisht procedurat.

Ndërkohë Dorian Teliti denoncoi se 11 mijë e 500 familje sot nuk kanë shtëpi, sepse Edi Rama dhe Erion Veliaj zvarritën qëllimisht procedurat me muaj të tërë.

Jorida Tabaku shtoi se:

“Qeveria e Edi Ramës ka sajuar lloj lloj procedurash, që kanë imituar PPP-të, duke u hequr kriterin e cilësisë për të fituar një tender, ne menyre që 590 mln euro taksa të mos shkojnë për qytetarët, por t’u shkojnë klientëve të saj përpara fushatës.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>