Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama se ka rritur borxhin publik që bie barrë mbi qytetarët, për të shpërndarë para në formë koncesionesh dhe PPP-sh tek kompanitë pranë tij.
Ish-deputetja Jorida Tabaku u shpreh:
‘Borxhi për frymë që shqiptarët do të paguajnë pas 7 viteve keqpërdorim të parave të taksave dhe borxhit të rritur është 4492 euro/frymë.
Me një borxh që është rritur me 1800 Euro për çdo shqiptar (mbi 30%) që nga shtatori 2013 kur mori pushtetin, qeveria i ka çuar paratë e taksave dhe ato hua për sheshe në qytete dhe PPP.’
Tabaku tha se qeveria Rama edhe gjatë pandemisë, kur nevojat e vendit ishin të tjera, ‘vazhdoi të furnizonte dhe kanalizonte paratë publike tek oligarkët dhe PPP-të.’