PD akuzon Ramën se po keqpërdor reformën territoriale për të punësuar militantët socialistë

Nga Exit News
PD akuzon Ramën se po keqpërdor reformën territoriale për të punësuar militantët socialistë

Partia Demokratike akuzoi të martën qeverinë Rama se e ka përdorur reformën territoriale për të punësuar në bashki militantët socialistë.

një konferencë për shtyp nga selia e PD-së, Mateo Spahiu deklaroi se në dy vite, shtimi i punonjësve në pushtetin lokal i ka kushtuar qytetarëve 92 milionë euro më shumë:

“Vetëm në dy vjet, 2017-2019, janë paguar nga taksat e qytetarëve rreth 92 milionë euro për më shumë se 8100 punonjës shtesë me kontratë të përhershme, veçanërisht në pushtetin lokal.

Një nga arsyet madhore të reformës territoriale ishte reduktimi drastik i shpenzimeve, por punësimi i militantëve në administratën lokale ka sjellë rritjen me 92 milionë euro në 2 vjet të kostos së rrogave të tyre.”

Sipas Spahos, këto para për rrogat e militantëve dalin nga taksat dhe tarifat që bashkitë u vënë dyqaneve të vogla, familjeve, lokaleve, punishteve dhe qytetarëve, dalin nga gjobat e padrejta dhe faturat e larta.

Sipas PD-së, kryebashkiakët socialistë kanë rritur me 15 për qind numrin e drejtuesve të lartë nëpër bashki, ndërkohë që kanë ulur më 3 për qind numrin e teknikëve dhe specialistëve, të cilët janë më të nevojshëm për punët në shërbim të qytetarëve:

“Është rritur gati me 15% numri i nëpunësve të lartë dhe drejtuesve. Këta janë njerëzit që ngrohin karriget e zyrave, nuk bëjnë asnjë punë dhe sjellin njerëzit vërdallë.

Në vend që në bashkitë e Shqipërisë të kishim më shumë teknikë që zgjidhin probleme konkrete, kemi militantë partie. Kemi më shumë drejtorë dhë më pak specialist.”

PD tha se kjo është stratëgjia e qeverisë Rama për të blerë vota në këmbim të vendeve të punës për militantët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>