PD akuzon SPAK se nuk ka hetuar blerjen e votave në Pukë

PD akuzon SPAK se nuk ka hetuar blerjen e votave në Pukë

Ish-deputeti i partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj akuzoi të mërkurën SPAK se nuk ka hetuar blerjen e votave në Pukë nga aleanca Rama-Doshi.

Alibeaj deklaroi se PD ka denoncuar në 16 prill skemën e blerjes së votave, në krye të së cilës qëndrojnë kandidati socialist Benet Beci, ish-deputeti Mark Frroku, kryetari i PSD, Tom Doshi dhe kryetari i bashkisë Pukë, Gjon Gjoinaj.

Ai bëri publike të gjithë emrat që janë kallëzuar në SPAK në blerjen e votës:

  •  Në Gjergjan të Pukës, Mark Frroku ka organizuar familjen Luka për blerjen e votave;
  • Në Rrapë anëtarë të familjes Lasku;
  • Në Qerret administratorin e njësisë Martin Përdedaj;
  • Në Qelëz ka angazhuar për blerjen e votave Administratorin e Njësisë, Florin Kolaj, këshilltarin bashkiak Arber Guga dhe shoferin e kryetarit të Bashkisë Pukë, Sokol Frroku;
  • Në qytetin e Pukës, ka patur disa pika shpërndarje të parave për blerjen e votës, kryesisht lidhje familjare të Mark Frrokut apo punonjës në pronat e kryebashkiakut të Pukës, Gjon Gjoni;
  • Në Fierzë skema kriminale e blerjes së votave është drejtuar nga Benet Beci, në cilësinë e Drejtorit të KESH-it dhe nga Vasil Musliu, Drejtor i Hidrocentralit në Fierzë;
  • Në Fushë Arrëz, skema kriminale e blerjes së votave dhe e shpërndarjes së parave organizohet nga vetë Tom Doshi.

“Për të gjitha këto informacione SPAK është vënë në dijeni dhe ka heshtur,” u shpreh Alibeaj.

LEXO  Ambasadori gjerman Zingraf përgëzon PS dhe PD për procesin zgjedhor

Ai shtoi se policia ka kapur një fugon të PS që shpërndante para pak orë zgjedhjeve, por e ka liruar me urdhër të eprorëve.

Alibeaj deklaroi se PD do të vazhdoj betejën për rikthimin e demokracisë dhe rrëzimin e rregjimit Rama-Doshi-Rakipi.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme