PD akuzon Veliajn për mashtrim: Qytetarët e Tiranës paguajnë më shumë për ujin, furnizohen më pak

Nga Exit News
PD akuzon Veliajn për mashtrim: Qytetarët e Tiranës paguajnë më shumë për ujin, furnizohen më pak

Partia Demokratike akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj se gënjen për çmimin e furnizimit me ujë në Tiranë.

Në një postim në Facebook, Enno Bozdo shkruan se çmimi i ujit në Tiranë është më i lartë se ai në Pogradec dhe Korçë.

Duke publikuar disa të dhënë ai shkruan:

“Dje, kryetari i Bashkise Tirane, Erjon Veliaj deklaroi publikisht se çmimi i furnizimit me ujë i Tiranës është më i lirë se ai i Korçës dhe Pogradecit, dhe se ai do të jepte dorëheqjen nëqoftë se këto fakte nuk qëndronin.

Asgjë nga kjo deklaratë publike nuk është e vërtetë. Qytetarët e Tiranës në fakt paguajnë shumë më tepër se ata të Pogradecit dhe Korçës.

Të dhënat më poshtë janë marrë nga Raporti zyrtar vjetor i Entit Rregullator të Ujit:

-UK Tiranë: çmimi është 65 lek/m3 për familjaret, koha e furnizimit me ujë është 10.10 orë në ditë dhe subvencione të marra nga qeveria janë 160,641,000 lekë.

-UK Korça: çmimi është 72 lek/m3 për familjarët, koha e furnizimit me ujë është 23.5 ore në dite dhe subvencione të marra nga qeveria janë 20,436,000 lekë.

-UK Pogradec: çmimi është 62 lek/m3 për familjarët, koha e furnizimit me ujë është 21 orë në ditë dhe subvencione të marra nga qeveria janë 13,624,000 lekë.”

Bozdo shkruan se edhe pse qytetarët e Tiranës paguajnë më shumë për furnizimin me ujë ata furnizohen vetëm 10 orë në ditë me ujë, duke theksuar se kjo bashki merr 1.4 milionë dollarë subvencion nga qeveria për performancën më të mirë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>