PD akuzon Veliajn se ka rritur taksat për të paguar 10 mijë militantë në Bashki

Nga Exit News
PD akuzon Veliajn se ka rritur taksat për të paguar 10 mijë militantë në Bashki

Buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2021 do të shkojë për rrogat e punonjësve militantë të PS, sipas Partisë Demokratike.

Përfaqësuesi i PD, Akil Kraja, u shpreh se taksat e rritura nga Bashkia do të shkojnë për të paguar punonjësit e bashkisë cilët janë dyfishuar në 5 vite.

Kraja tha se 5 vite më parë Bashkia e Tiranës kishte 4020 të punësuar ndërsa tani 7500, të cilët sipas tij i kushtojnë taksapaguesëve të qytetit plot 51 milion euro në paga e sigurime shoqërore.

Nëse e konvertojmë këtë shifër në kosto për ditë pune, punonjësit e Erion Veliajt i kushtojnë qytetarëve të Tiranës plot 200.000 euro dita e punës. E ripërsërisim 200 mijë euro dita e punës në paga e sigurime shoqërore…Por nëse shtojmë dhe aparatin e UKT-së, apo dhe punësimet e lidhura drejtëpërsëdrejti me Bashkinë Tiranë, në kuadër të realizimit të buxhetit të saj, në vitin 2021 mund të flasim pa frikë për një Bashki që punëson 10.000 persona.”

Rritja e numrit të punësuarve bëhet për qëllime propagandistike sipas përfaqësuesit të PD. Ata përdoren për të shtuar mbështetjen në rrjetet sociale dhe aktivitetet elektorale të Erion Veliajt.

“Qytetarët e Tiranës e kanë tanimë të qartë. Rritja e rradhës së taksave dhe tarifave bashkiake shkon për të ushqyer një buxhet elektoral prej 166 milionë eurosh dhe për të paguar pagat e 10.000 punonjësve. Ky është buxheti rekord i Bashkisë Tiranë për vitin 2021.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>