PD ankimon vendimin e Prokurorisë Lezhë për moshetim të zgjedhjeve të 30 qershorit

PD ankimon vendimin e Prokurorisë Lezhë për moshetim të zgjedhjeve të 30 qershorit

Partia Demokratike ankimoi vendimin e Prokurorisë së Lezhës, e cila vendosi të mos fillojë hetimet për zgjedhjet e 30 qershorit.
Në një deklaratë për shtyp sekretarja e degës së PD në Lezhë deklaron se:

“Pas pothuajse 1 viti Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë, nuk ka pasur vullnetin të hetojë shkeljet e 30 Qershorit, nuk ka marrë apo analizuar asnjë provë, nuk janë sekuestruar materialet zgjedhore të QV të referuara në pjesën arsyetuese të kallëzimit.
Në ankimin e depozituar sot, ne kemi kërkuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë: 1. shfuqizimin e vendimit që mban datën 11.8.2019 të Prokurorisë “Për mosfillimin e proçedimit penal”, për të cilin jemi njoftuar rreth një vit më vonë më 18.06.2020″

PD pohoi se Prokuroria e Lezhës po mbron paligjshmërinë e votimeve të 30 Qershorit, ndërkohë i bëri thirrje gjykatës të veprojë në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>