PD apel SPAK-ut: Nis hetimet për lidhjet e Ramës e Veliajt me Ndranghetën

Nga Exit News
PD apel SPAK-ut: Nis hetimet për lidhjet e Ramës e Veliajt me Ndranghetën

Partia Demokratike i kërkoi, të shtunën, prokurosisë special anti korrupsion të nisë sa më parë hetimet për lidhjet e Bashkisë Tiranë dhe qeverisë Rama me anëtarët e mafies italiane Ndrangheta.

Në një deklaratë për shtyp, ish-deputetja Grida Duma i quajti përgjimet e publikuara në media si ‘tronditëse’:

“Përgjimet tronditëse të publikuara nga Ora News, konfirmojnë dhe dëshmojnë se Erion Veliaj dhe Edi Rama po e përdorin Tiranën si lavatriçe për paratë e pista, të mafias dhe krimit të organizuar, duke marrë 20 % të fitimit.”

Duma theksoi se përgjimet tregojnë qartë lidhjet e mafies italiane me politikën shqiptare:

“Ajo që u zbulua është vetëm një episod më shumë në vargun e aferave të pambarim të korrupsionit të qeverisë Rama dhe kukullës kryesore të tij, Erion Veliaj. Si ortakë me mafian, kanë 20% të tyre. Ata marrin 20% të milionave.”

Ajo i bëri thirrje SPAK-ut, i cili ende nuk ka reaguar, që të nisë sa më parë hetimet për kryebashkiakun Veliaj dhe zyrtarë të tjerë.

Duma premtoi se me ardhjen e PD-së në pushtet, në zgjedhjet e 25 prillit, do të çrrënjoset korrupsioni qeveritar.

Për të lexuar më shumë për përgjimet e grupit italian mafioz të ‘Ndrangheta-s, ku dolën në pah lidhjen e tyre me zyrtarë të Bashkisë Tiranë e qeverinë Rama, klikoni këtu.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>