PD, asnjë punonjës i bizneseve nuk ka marrë pagën e muajit mars

Nga Exit News
PD, asnjë punonjës i bizneseve nuk ka marrë pagën e muajit mars

Partia Demokratike deklaroi se kryeministri Rama nuk ka paguar ende pagat e muajit mars punonjësve që qëndruan në shtëpi për shkak të koronavirusit.

Në një postim në faqen e Facebook, sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmet Bardhi deklaroi se Rama la jashtë paketës së ndihmës financiare më shumë se gjysmën e familjeve.

Bardhi pohoi se mijëra pensionistë familje në nevojë janë braktisur nga kryeministri Rama, duke i lënë në kufijtë e mbijetesës.

Në fund të postimit, Bardhi tha se “ekonomia e vendit nuk mbahet në këmbë me mashtrime dhe propagandë.”

Lajme te ngjashme