
Partia Demokratike akuzoi bashkinë e Fierit se ka lënë shumë qytetarë pa ndihma ushqimore.
Në një postim në Facebook, ish deputeti i PD Luan Baçi deklaroi se bashkia e Fierit po përjashton qytetarët, të cilët kanë bërë publik shqetësimet e tyre, nga ndihmat ushqimore.
“Vazhdojnë pa ndërprerje, çdo ditë me dhjetra dhe qindra, ankesa të qytetarëve të bashkisë Fier. Janë të braktisur, bashkia nuk reagon, vazhdojnë selektimin e familjeve, që do të ndihmohen, në qofte se do të quhej ndihmë dhe ajo që japin.Përjashtohen ata, që janë ankuar ose kanë bërë publik, shqetësimet që ata kanë, sidomos kur janë ankuar te opozita.”
Baçi i bëri thirrje kryetarit të bashkisë Fier të trajtojë në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët në këtë kohët të vështirë.