PD: Bisedat e publikuara faktojnë se Rama vodhi zgjedhjet në 2017

PD: Bisedat e publikuara faktojnë se Rama vodhi zgjedhjet në 2017

Partia Demokratike deklaroi se publikimi i disa bisedave të tjera të anëtarit të bandës së Avdylajve konfirmon “mashtrimin elektoral të organizuar nga Edi Rama, që i dha atij të paktën 10-15 deputetë pa vullnetin e qytetarëve”

Në një deklaratë zyrtare, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi pohoi se në një fshat të Shijakut kutitë mbusheshin me fletë të papërdorura, fakt sipas tij i dalë nga bisedat e publikuara.

“Vetëm në 1 qendër votimi, në një fshat të Shijakut, janë vulosur dhe janë futur në kuti 25 fletë votimi të papërdorura. Siç thotë vartësi i Niçes, “aq tepruan”, se fitorja e Edi Ramës do të kshte qenë edhe më e thellë.

WhatsApp Image at

Ai theksoi se “futja në kuti e fletëve të papërdorura, votimi i emigrantëve pa ardhur në Shqipëri, blerja e votave, kërcënimi me largimet nga puna i demokratëve apo qytetarëve të paangazhuar janë të provuara nga dosja 339 si skema të përdorura nga krimi i organizuar për t’i siguruar Edi Ramës pushtetin.”

Bardhi përfundoi deklaratën duke pohuar se këto fakte të publikuara deri më tani janë” vetëm maja e ajsbergut, që provon se Edi Rama është organizatori dhe përfituesi i një skeme kriminale për vjedhjen e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>