PD bojkoton sërish Komisionin e Ligjeve: Qeveria e trafikut nuk mund të flasë për buxhetin e shtetit

PD bojkoton sërish Komisionin e Ligjeve: Qeveria e trafikut nuk mund të flasë për buxhetin e shtetit

Partia Demokratike bojkotoi sot sërish Komisionin parlamentar të Ligjeve, ku do të diskutohej projekt buxheti për vitit 2018. Njësoj si javën e kaluar, deputetët demokratë thanë se Qeveria Rama nuk e ka legjitimitetin për të diskutuar për buxhetin e shtetit, pasi është e lidhur me krimin e provat për këtë lidhje po dalin çdo ditë.

Duke i referuar ngjarjes së pak ditëve më parë, ku një 25 vjeçari, i njohur i ish-ministrit Tahiri, ju gjetën në makinë mbi 800 mijë euro dhe dy patenta për drejtim skafi në emër të ish-ministrit, deputeti Eduard Halimi u shpreh:

“Në një situatë normale, ne do të diskutonim për këtë ligj kaq të rëndësishëm. Por kjo ndodh në një qeveri normale, jo në një qeveri të lidhur me krimin dhe drogën. Qeveria është e kapur në flagrancë me krimin. Në vend që të mbante anën e drejtësisë, i doli në krah Habilajve.

 Pak ditë më parë u kam me 863 mijë euro dhe me patentat e ish-ministrit Tahiri që betohej se s’kishte patentë skafi. Ose biznesmeni, ose Kurumi duhet të shkojë në burg. “

Deputeti Flamur Noka po ashtu, në një konferencë për shtyp nga selia e Kuvendit u shpreh se qeveria Rama e lidhur me krimin i ka ditët e numëruara:

“Kjo qeveri nuk është e shqiptarëve, por e trafikut dhe bandave. Kjo qeveri nuk mund të bëjë buxhet, i ka ditët e numëruara. Kjo qeveri i bleu votat dhe do të rrëzohet në mënyrën më demokratike. Qytetarët e votuan pasi i kërkoi timonin timonieri për të drejtuar vendin.  E vërteta doli në pah se nuk kishin patentën për të drejtuar vendin, por kjo qeveri dhe timonieri kishin patentë për të drejtuar skafet, trafikun dhe krimin e organizuar.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>