PD, Bylykbashi: Ndryshimi i formulës së koalicioneve vijë e kuqe

Nga Exit News
PD, Bylykbashi: Ndryshimi i formulës së koalicioneve vijë e kuqe

Ndryshimi i formulës aktuale të koalicioneve konsiderohet vijë e kuqe për PD, sipas Oerd Bylykbashit përfaqësuesit të PD dhe LSI, në Komisionin e Posaçëm parlamentar të KQZ-së.

Në një intervistë për Report Tv, të mërkurën, Bylykbashi tha se:

“Ndryshimi i formulës aktuale së koalicioneve për ne është vija e kuqe. Ne do të luftojmë që koalicionet të mbeten në kodin zgjedhor kështu siç janë”.

Në zgjedhjet e ardhshme koalicionet zgjedhore do të lejohen vetëm si subjekt i vetëm zgjedhor. Kryeministri Rama e bëri të ditur  të hënën, pasdite se do të  “vendoset në kodin zgjedhor mekanizmi i koalicioneve parazgjedhore si një subjekt zgjedhor”.

Ndërsa për listat e deputetëve, Bylykbashi  tha se PD kërkon lista 100 përqind të hapura.

Gjithashtu, Bylykbashi bëri të ditur se opozita ka nisur shqyrtimin e kandidaturave për nënkomisionerin e KQZ-së.

“Ky është një proces politik që opozita po e zhvillon për të përcaktuar se kush do të jenë ata profesionistë me integritet që do të marr rol të rëndësishëm në KQZ dhe për të përjashtuar kandidatë që qartazi do të sillnin politizimin dhe njëanshmëri në KQZ në favor të qevrisë”, tha Bylykbashi.

Nënkomisioneri Shtetëror do të jetë përgjegjës në KQZ për zbatimin e teknologjisë në votime, do të zgjidhet nga Kuvendi, për një mandat 4 vjeçar pa të drejtë rikandidimi, sipas ndryshimeve të reja të Kodit Zgjedhor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>