PD cakton Tomorr Alizotin drejtues politik në Berat

Nga Exit News
PD cakton Tomorr Alizotin drejtues politik në Berat

Partia Demokratike ka caktuar Tomorr Alizotin si drejtuesin e saj politik në qarkun e Beratit.

Alizoti është anëtar i kryesisë së PD-së dhe prej vitesh ka drejtuar Departamentin e të Përndjekurve Politikë në PD.

Më herët Alizoti ka qenë dhe diplomat në Gjermani.

Qarku i Beratit ka shtatë mandate dhe është një prej bastioneve historike të së majtës.

zgjedhjet e vitit 2017, PD mori një mandate në Berat, ndërsa LSI mori dy dhe PS katër mandate.

Me kalimin e Nasip Naços, një prej figurave kryesore të LSI-së në Berat, tek PS-ja pritet që ky qark të jetë sfidues për PD-në e LSI-në.

Deri më tani PD ka zyrtarizuar drejtuesit politik dhe në këto qarqe të tjera të vendit:

  1. Edmond Spaho, drejtues i Korçës;
  2. Mark Marku, drejtues i Lezhës;
  3. Edi Paloka, drejtues i Durrësit;
  4. Gazment Bardhi, drejtues i Elbasanit;
  5. Enkelejd Alibeaj, drejtues i Fierit;
  6. Helidon Bushati, drejtues i Shkodrës;
  7. Bujar Leskaj, drejtues i Vlorës;
  8. Xhelal Mziu, drejtues i Dibrës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>