
Partia Demokratike ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve për kryetar të partisë.
Jemin Gjana, kryetar i komisionit të Zgjedhjeve deklaroi se kanë votuar 41 090 anëtarë nga 75 mijë anëtar të regjistruar.
Votat janë ndarë sipas kandidatëve kështu: Fatbardh Kadilli ka marrë 781, Edit Harxhi morri 983, Agron Shehaj morri 6 033, dhe Lulzim Basha morri 32 882.
Këto zgjedhje u shoqëruan me shumë ankesa nga kandidatët. Ata u shprehën se nuk u ruajtën standartet, kryetari nuk dha dorëheqjen dhe përdori burimet e partisë.
Kadilli në një konferencë për shtyp u shpreh se këto ishin më keq se zgjedhjet e përgjithshme.