Partia Demokratike ka reaguar për raportin e FMN-së përmes ish deputetes Jorida Tabaku, e cila deklaroi se borxhi publik është jashtë kontrollit.
Përmes një postimi në mediat sociale ish-deputetja e PD-së, duke iu referuar asaj çka shkruan raporti shprehet se, ‘ekonomia shqiptare vuan si rezultat i rritjes së taksave dhe abuzimit’ të qeverisë Rama.
“Qeveria duhet t’i hapë rrugën mbështetjes vetëm të aktiviteteve esenciale në buxhet dhe të ndihmojë më vulnerabëlit, përfshirë edhe mos harxhimin e parave për shpenzime jo prioritare duke përmisuar eficencën e shpenzimeve. Kjo është urgjente shpenzimet e buxhetit kanë nevojë për një rishikim dhe përmbajtje të shpenzimeve për të manaxhuar situatën”, shkruan Tabaku.
Sipas saj autoritetet duhet të përgatiten duke marrë masa në rast se pandemia mund të ashpërsohet.
“FMN konstaton se Shqipëri ka pasur një rënie ekonomike që në 4 mujorin e fundit të 2019 dhe arriti në -10.4% në tremujorin e dytë të 2020, ndërkohë që të gjithë treguesit e ekonomisë janë në përkeqësim”, shkroi Tabaku.