PD dënon përdorimin e policisë në protestën e naftëtarëve

Nga Exit News
PD dënon përdorimin e policisë në protestën e naftëtarëve

Partia Demokratike ka dënuar përdorimin e Policisë së Shtetit gjatë protestës së naftëtarëve të Ballshit, të enjten, përpara Ministrisë së Infrastrukturës.

“Edi Rama nuk duhet të fshihet pas punonjësve të Policisë! Ai duhet të mbajë premtimet që u ka dhënë naftëtarëve. Të autorizojë Belinda Ballukun që të presë përfaqësinë e naftëtarëve”, shkruan PD në njoftimin për shtyp, të enjten.

PD u shpreh se “Policia e Shtetit nuk duhet të jetë përballë qytetarëve, por përballë atyre që e vjedhur Rafinerinë e Ballshit”.

Naftëtarët e Ballshit u përplasën me policinë gjatë protestës, përpara Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës. Ata kërkuan të takojnë ministren Balluku, por policia nuk i lejoi që t’i afroheshin ministrisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>