PD denoncon investimin e Veliajt në Baldushk: Nga ndërtesë moderne, sot e mbushur me bar

Nga Exit News
PD denoncon investimin e Veliajt në Baldushk: Nga ndërtesë moderne, sot e mbushur me bar

Partia Demokratike ka akuzuar kryebashkiakun Veliaj se po mashtron qytetarët e Baldushkut për rikonstruksionin e njësisë administrative të Baldushkut, e cila ka kushtuar 530 milionë lekë.

Gjatë një deklarate për shtyp, përfaqësuesi i PD-së Belind Këlliçi, tregon se si ndërtesa e inaguaruar nga Veliaj si e përfunduar, në të vërtëtë ka mullarë me bar dhe mbahen kafshë:

“Veliaj ka ardhur këtu në mos gaboj në datë 25 apo 26 qershor, ka inaguruar njësinë administrative të Baldushkut dhe këtë godinë që është ish-shtëpia e kulturës së Baldushkut.

Një godinë që edhe në videon e promovuar nga ai vetë nuk i gjen dot funksionin, është tërësisht jashtë funksionit.

Godina duket e rregullt pavarsisht se ju e shihni fare mirë se pas meje ka mullar me barë, brenda në godinë.”

Këlliçi tha se vetëm gjatë muajve të pandemisë, për këtë godinë janë paguar 40 milion lekë:

“Me këto lekë në mes të pandemisë mund të ishte dhënë asistencë ose ndihmë ekonomike për më shumë se një mijë familje.

Sigurisht mund t’i ishte ardhur në ndihmë. Në ndihmë atyre familjeve që sot jetojnë në çadër.”

PD akuzoi Veliajn se po i server qytetarëve vetëm propagandë dhe fasadë, ndërsa e vërteta është tjetër:

“Ndërkohë që në videon që ju ka treguar Veliaj ju flitet për një godinë multifunksionale nga më moderne që inagurohet për herë të parë në Baldushk dhe që do i sjell gjallëri jetës kulturore dhe artistike të zonës.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>