Partia Demokratike denoncoi një tjetër rast të një qytetari, i cili edhe pse humbi shtëpinë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, nuk ka marrë asnjë ndihmë.
Zëdhënsja e PD-së Ina Zhupa bisedoi me Shaqir Kasmin, banor në njësinë 8 në Tiranë,i cili u shpreh:
“Shtëpinë e pa inxhiniere Alma Zorba e njësisë 8. Ajo erdhi, e fotografoi me celular dhe se shtëpia ishte në gjendjen më të keqe nga të gjithë në lagje.”
Pavarësisht dëmeve, Kasmi tregon se dokumenti që i është dorëzuar atij, shkruante se shëtëpia nuk kishte dëme:
“Kryeplaku më dha një dokument të firmosur, jo me firmën time, por me firmen e kryeplakut të lagjes, ku thuhet se në shtëpi nuk ka dëme. Por dëmet ja ku janë.”
Ai tha se prej një viti nuk ka marrë asnjë ndihmë, as bonus për qira, as ndihma të tjera, edhe pse, përveç të tjerash, është dhe invalid:
“Unë jam pa lekë kam një vit e ca, pa lekë, pa bukë. Asnjë gjë send nuk kam marrë. Unë u kam thënë atyre, dua vetëm që të ma rregullojnë se leket nuk i dua.”