PD denoncon lejen e ndërtimit që i dha Berisha Aleksandër Frangajt

PD denoncon lejen e ndërtimit që i dha Berisha Aleksandër Frangajt

Strazimiri: Kryeministri oksidental i jep leje ndërtimi “Koçove” të tij, përsëri në breg të detit, për të fituar një tjetër mjero mediatik

Partia Demokratike denoncoi dhënien e lejes së ndërtimit, pronarit të Tv Klan,  Aleksandër Frangaj, për prishjen e një këndi sportiv në Golem dhe ndërtimin e subjekteve të tij private. Deputeti i PD-së Gent Strazimiri tha se me firmën e Edi Ramës po grabitet një pasuri publike për t’u kthyer në biznes për klientelën e tij.

“Me të njëjtin arbitraritet e paligjshmëri, Kryeministri oksidental po zhduk një hapësirë sportive të përbashkët, për t’ia dhënë përsëri për ndërtim “Koçove” të tij, përsëri në breg të detit, në mënyrë që të fitoje një tjetër mjero mediatik, e kësisoj, më shumë propagande e përkrahje për një regjim që askush s’e do më. Ky regjim arbitrar, klientelist e me dy standarde i ka ditët e numëruara, dhe shpejt do të vijë koha e ballafaqimit me ligjin, për këtë dhe për të gjitha zullumet që ka bërë në këtë vend, sado të përpiqet të shtojë me mjerane të rinj, haremin e tij mediatik” -tha Strazimiri.

Por leja për privatizimin e hapësirës ku ndodhet këndi sportiv në Golem, është dhënë nga qeveria Berisha.  Leja për të prishur këndin sportive dhe për të ndërtuar objekte të tjera në këtë hapësirë, është dhënë gjithashtu nga qeveria Berisha.

Deklaratat dhe akuzat e PD-së drejtuar kryeministrtit, në këtë rast, nuk qëndrojnë pasi përgjegjës për këtë akt  “joligjor”  është vetë qeveria e PD-së. Por banaliteti i deklaratës së deputetit demokrat nuk mbaron këtu.  Ai shkon më tej kur e akuzon Ramën se lejën e ndërtimit e ka dhënë për klientët e tij “mjeromediatik”.  Është  pikërisht ky “mjeromediatik” që ka qëndruar për tetë vite rrjesht si media më pranë qeverisë Berisha.

Në se Strazimiri e cilëson një qëndrim me dy stadarte atë të Ramës, për dhënien e lejeve të ndërtimit klientëve të tij dhe prishjen e ndërtimeve të qytetarëve, të njëjtën  gjë po bën edhe PD kur flet me dy standarte përkunderjt medias që dikur ishte e preferuara e tyre në qeverisje dhe tani qenka “mjeromedia”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>