PD denoncon mungesën e infrastrukturës në Zall Herr

Nga Exit News
PD denoncon mungesën e infrastrukturës në Zall Herr

Partia Demokratike përmes Jorida Tabakut denoncoi të dielën mungesën e infrastrukturës në Zall Herr.

Për këtë mungesë, Tabaku bëri përgjegjës kryeministrin Edi Rama duke u shprehur se nuk është bërë asnjë investim në këtë zonë që kur PS ka marrë pushtetin:

“Ata nuk dinë të investojnë, as të bëjnë shkolla, as të bëjnë rrugë, shkollën që ishte e mbyllën. Ata dinë vetëm të rrisin taksa dhe të gënjejnë. Nuk është modeli që do Shqipëria, nuk është ky modeli që duan qytetarët”.

Përfaqësuesja e PD premtoi se kur kjo parti të vijë në pushtet do të investohet në këtë zonë që problemat aktuale të mos ekzistojnë më.

Duke folur me banorët, ata i adresuan Tabakut problematiket e tyre duke thënë:

Çfarë do shqiptari? Investim, rrugë, nuk po kërkoj as shtëpi, asgjë, më trajto si njeri jo si kafshë. Para një jave erdhi kryeministri më tha e ke kafen e paguar, nuk ia dua kafen. Unë dua investim, jo vetëm personal, po e dua për të gjithë fshatin. Në Priskë ne nuk kemi drita, jetojmë si ë mesjetë. Me 31 dhjetor ika të marr një kandil me vaj se s’kishim drita në fshat”.

Të shtunën PD denoncoi sërish qeverinë sa i takon banorëve të Zall Herrit duke thënë se të prekurit nga tërmeti në këtë zonë janë lënë në harresë nga shteti.

Denoncimet e PD për Zall Herrin kanë qenë të shpeshta, ku pak ditë më parë Tabaku denoncoi po ashtu mungesën e investimeve.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>